Botë

Forcat ruse kanë përparuar në Lysychansk

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë të enjten se forcat ruse kanë përparuar në periferi të Lysychanskut gjatë pesë ditëve të fundit.

Që nga 19 qershori “forcat ruse kanë shumë gjasa të përparojnë 5 kilometra drejt pjesës jugore të qytetit të Donbasit në Lysychansk”, tha Ministria e Mbrojtjes në Twitter në vlerësimin e saj të fundit të konfliktit në Ukrainë, shkruan CNN.

“Disa njësi ukrainase janë tërhequr, ndoshta për të shmangur rrethimin. Performanca e përmirësuar e Rusisë në këtë sektor ka të ngjarë të jetë si rezultat i përforcimit të fundit të njësisë dhe përqendrimit të madh të zjarrit. Përpjekjet e forcave ruse megjithatë mbetën të bllokuara për të arritur një rrethim më të thellë për të marrë rajonin perëndimor të Donetskut”, thuhet në deklaratë.