Ukraina është "gati të punojë" për t'u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, ka thënë të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit me katër liderë të shteteve të BE-së në Kiev.
Në një konferencë shtypi në kryeqytetin ukrainas, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri italian, Mario Draghi dhe presidenti rumun, Klaus Iohannis, mbështetën publikisht ofertën e Kievit për t'u bashkuar me bllokun, raportoi BBC të enjten.
Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë një samit javën e ardhshme në të cilin aplikimi i Kievit për t'u bërë kandidat për anëtarësim ka të ngjarë të marrë dritën jeshile.
"Ukrainasit kanë fituar tashmë të drejtën për të ndjekur këtë rrugë dhe për të marrë statusin e kandidatit", është shprehur Zelensky.
-
Zelensky: Ukraina po bën gjithçka për ta merituar statusin e kandidatit për BE
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Zelensky e Fico diskutojnë rreth anëtarësimit të Ukrainës në BE
-
Zelensky kërkon hyrjen e Ukrainës në BE më 2027, von der Leyen nuk ia konfirmon
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes