Anëtarët e parlamentit malazez kanë miratuar ligje që heqin tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për bukën dhe akcizën për plastikën që përdoret si ambalazh në industrinë ushqimore dhe të pijeve, ka bërë të ditur të mërkurën gazeta “Vijesti”.
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për TVSH-në dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për akcizë u mbështetën nga të 54 deputetët e pranishëm në seancë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigji i parë kërkon heqjen e TVSH-së në bukë, e që ishte 7 për qind, për të kontribuar në uljen e çmimit të saj. Çmimi i bukës në Mal të Zi u rrit për 30 për qind qëkur kriza financiare globale ka marrë hov.
Ligji i dytë synon të heqë akcizën për plastikën që përdoret si ambalazh në industrinë ushqimore dhe të pijeve, pra akcizën e vendosur së fundmi për subjektet ekonomike vendase që merren me prodhimin e ujit, qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe atyre që ripaketojnë produkte të caktuara.