Anëtarët e parlamentit malazez kanë miratuar ligje që heqin tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për bukën dhe akcizën për plastikën që përdoret si ambalazh në industrinë ushqimore dhe të pijeve, ka bërë të ditur të mërkurën gazeta “Vijesti”.
Ndryshimet e propozuara në Ligjin për TVSH-në dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për akcizë u mbështetën nga të 54 deputetët e pranishëm në seancë.
Ligji i parë kërkon heqjen e TVSH-së në bukë, e që ishte 7 për qind, për të kontribuar në uljen e çmimit të saj. Çmimi i bukës në Mal të Zi u rrit për 30 për qind qëkur kriza financiare globale ka marrë hov.
Ligji i dytë synon të heqë akcizën për plastikën që përdoret si ambalazh në industrinë ushqimore dhe të pijeve, pra akcizën e vendosur së fundmi për subjektet ekonomike vendase që merren me prodhimin e ujit, qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe atyre që ripaketojnë produkte të caktuara.
-
Ekonomistët bëjnë thirrje për heqje të TVSH-së nga produktet bazë
-
Qeveria e Malit të Zi parasheh rritjen e TVSH-së, rrezikohen libri e gazetat
-
Abdixhiku kërkon që të hiqet TVSH-ja për produktet elementare
-
Mustafa: Qeveria ta eliminojë akcizën në disa produkte dhe ta ulë TVSH-në
-
Pak pritje që Ligji për çmimet tavan mund të ketë efekt