Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

33 minatorë kanadezë dalin në sipërfaqe pas një ngjitje afro 10 orë

39 minatorë kanadezë u përballën me 10 orë ngjitje vertikale pasi u ngujuan thellë nëntokë në lindje të Kanadasë.

Ata u ngujuan përfundi minierës Totten në Sundbury, Ontario, të dielën, pasi u dëmtua sistemi i ashensorit.

Minatorët u tha se janë pa lëndime, dhe kanë qasje në ushqim e ujë.

Operacionet e shpëtimit kanë nisur të hënën dhe minatorët e lodhur po përdornin parzmore për t’u mbajtur në shkallë në një ngjitje afro 1 kilometra.

Është njoftuar se 33 nga 39 minatorët janë nxjerrë aktualisht në sipërfaqe. Po pritet që të nxirren së shpejti të gjithë minatorët.

Edhe Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera Arbëri Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera

Për t’u ngjitur disa minatorëve i është dashur deri në dhjetë orë, e ka pasur ndalje për të pushuar çdo 100 metra.

“Të gjithë janë të sigurt, në frymë të mirë dhe nuk kanë lëndime”, ka thënë Sha]n Rideout, nga ekipi i shpëtimit i Minierave të Ontarios.