Botë

Rusia dhe Kina lidhen me urë ndërkufitare

 

Rusia dhe Kina kanë hapur të premten një urë të re ndërkufitare- me shpresën për të rritur më tej tregtinë në kohën kur Moska po përballet me sanksionet gjithëpërfshirëse perëndimore të vendosura për veprimet e saj në Ukrainë.

Ura që lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me qytetin kinez Heihe përtej lumit Amur - i njohur në Kinë si Heilongjiang, është pak më shumë se një kilometër i gjatë, dhe kushton mbi 300 milionë euro, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.