Ushtarët rusë po e vendosin qytetin e Mariupolit në karantinë për shkak të shpërthimit të mundshëm të kolerës, ka njoftuar të hënën një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit, raportoi BBC-ja.
"Ne po shohim që qyteti po mbyllet. Fjala kolerë po përmendet brenda qytetit, mes autoriteteve okupuese", ka thënë Petri Adryushchenko për “United News TV”.
Mariupoli ka rënë në duart e forcave ruse në maj pas disa muajsh bombardime.
Andryushchenko ka shtuar se situata humanitare në Mariupol çdo herë e më shumë po përkeqësohet për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.
Kolera është një sëmundje e rëndë ngjitëse që shkakton të vjella dhe diarre. Ajo paraqitet më së shpeshti në vendet e pazhvilluara, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit mund të mos funksionojë.