Botë

Rusia do të vazhdojë ta furnizojë pandërprerë Serbinë me gaz natyror

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të dielën.

Gjatë bisedës është dakorduar që Rusia të vazhdojë ta furnizojë pandërprerë Serbinë me gaz natyror, raporton B92.

“Është zhvilluar bisedë telefonike ndërmjet presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Është rënë dakord, ndër të tjera, që Rusia të vazhdojë furnizimet e pandërprera të gazit natyror në Serbi”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Serbia, me përjashtim të Bjellorusisë, është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione shkaku i pushtimit të Ukrainës. Serbia është nën presion nga Perëndimi për t’i vendosur sanksione Rusisë.