Botë

Rusia ka kapur pjesën më të madhe të qytetit Lyman

Foto: AP
 

Forcat ruse ka të ngjarë të kenë kapur pjesën më të madhe të qytetit të Lymanit në rajonin e Donetskut, ka bërë të ditur të shtunën ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

Lyman është strategjikisht i rëndësishëm sepse jep akses në urat e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Siverskyy Donets.