Kisha Ortodokse e Ukrainës ka shpallur "autonominë dhe pavarësinë e saj të plotë" nga Patriarkana e Moskës (UOC-MP), duke dënuar qëndrimin që liderët fetarë rusë kanë mbajtur ndaj luftës në Ukrainë, shkruan BBC.
"Ne nuk pajtohemi me qëndrimin e Patriarkut Kirill të Moskës", ka thënë UOC-MP në një deklaratë pas një takimi të këshillit në Kiev, duke iu referuar kreut të Kishës Ortodokse Ruse (ROC).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKirill ka shprehur hapur mbështetjen për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, i nisur më 24 shkurt.
Është përçarja e dytë në Ukrainë në vitet e fundit, me një pjesë të Kishës Ortodokse të Ukrainës që u shkëput nga Moska në vitin 2019.
Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) iu dha më pas një shkallë pavarësie, ose tomos, nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës.
Bisedimet për bashkimin e Ortodoksisë Ukrainase midis UOC-MP dhe OCU nuk kanë sjellë deri tani asnjë përparim.
Ukraina është jashtëzakonisht domethënëse për ROC, me shumë famulli dhe disa nga manastiret e saj më të rëndësishme janë të vendosura atje.