Botë

Zelensky: Ukraina duhet të përballet me realitetin dhe të bisedojë me Putinin

Foto: AP
 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë të premten se Ukraina duhet të "përballet me realitetin" e situatës dhe të bisedojë me Rusinë.

Zelensky ka thënë se Ukraina nuk ishte e etur për të biseduar me Vladimir Putinin, por beson se ka të ngjarë të jetë e nevojshme kjo për t'i dhënë fund luftës, shkruan Sky News.