Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka qëndruar të enjten në Kiev, ku është takuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, njofton BBC-ja.
Marin ka vizituar po ashtu qytetet e shkatërruara nga lufta, Irpin dhe Bucha, sipas autoriteteve lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fotografitë që ka shpërndarë presidenca ukrainase, Marin shihet e veshur me jelek anti-plumb, derisa po ecte me zyrtarët dhe ushtarët ukrainas në zona të ndryshme rreth Kievit.
Kryeministrja e Finlandës e ka bërë të ditur ditë më parë vendimin e shtetit të saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
Ajo e ka marrë përkrahjen e plotë të SHBA-së dhe shteteve të tjera, mirëpo Turqia e ka kundërshtuar këtë, duke kërcënuar se do ta bllokojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën veri-atlantike.
{gallery}