Prezantuesit në Afganistan po mbajnë maska në fytyrë gjatë paraqitjeve të drejtpërdrejta në solidarizim pasi talebanët urdhëruan të gjitha gratë në televizione të mbulojnë fytyrën, shkroi The Guardian të martën.
Në një protestë të thirrur #FreeHerFace në rrjetet sociale, burrat në Tolo News mbajtën maska për të imituar mbulesat e kolegeve.
Ministria për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimit të së keqes në Afganistan dha urdhër për të gjitha mediat të përdornin maskat për prezantueset. Vendimi ishte përfundimtar dhe nuk kishte hapësirë për diskutim, thuhej në dekret.
Sebghat Sepehr dha lajmet me maskën e vendosur pak pasi urdhri u bë publik.
Një 29-vjeçar prezantues i një televizioni privat i cili nuk deshi të bëhet publik emri i tij për shkaqe sigurie, i tha Guardianit se ai dhe kolegët tjerë kishin mbajtur maska në punë dy ditë.
“Prezantimi teksa mban maskë, është shumë i bezdisshëm. Kur prezantoj me maskë ndihem sikur dikush më ka kapur për fyti dhe nuk mund të flas”, tha ai.