Botë

Johnsonit i publikohen fotografi duke pirë në një manifestim gjatë izolimit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është fotografuar duke pirë në ngjarje në Downing Street gjatë izolimit.

ITV News ka publikuar katër fotografi duke thënë se ato janë bërë më 13 nëntor 2020 në largimin e drejtorit për komunikim të kryeministrit, Lee Cain.

Policia metropolitane kishte ngritur dyshime për një mbledhje në të njëjtën datë.

BBC-së i është thënë se të paktën një person i cili ishte i pranishëm në ngjarje është gjetur nga Policia, por jo edhe Johnson.

Pas publikimit të fotografive, liderja e laburistëve, Angela Rayner ka thënë se kryeministri “e ka poshtëruar zyrën e tij dhe se populli britanik meriton më mirë”.