Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH: Bota po përballet me sfida të frikshme

Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një konferencë të mbajtur në Gjenevë, të dielën, ai ka thënë se lia e majmunëve është raportuar në 15 shtete jashtë Afrikës, që rëndon dukshëm situatën.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Izrael.

Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë vazhdon të jetë i ulët.

Lia e majmunëve, virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare.

Edhe OBSH-ja e konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një emergjencë globale Botë OBSH-ja e konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një emergjencë globale

Sipas autoriteteve shëndetësore në Britani të Madhe, shumicës të të infektuarve u duhen disa javë për t’u shëruar.

Belgjika është bërë shteti i parë që ka bërë të ditur karantinë prej tri javësh për personat e infektuar.

“Ne po përballemi me konvergjencë të frikshme të sëmundjeve, thatësisë, urisë, luftës, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, pabarazia dhe rivaliteti gjeopolitik”, ka thënë shefi i OBSH-së.

Me çfarë simptoma përcillet sëmundja?

Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë, kokëdhimbje, dhimbje të shpinës dhe muskujve.

Ndërkohë mund të dalin puçrra në fytyrë dhe trup.

Edhe OBSH: Lia e majmunëve transmetohet më ngadalë se viruset e tjera Botë OBSH: Lia e majmunëve transmetohet më ngadalë se viruset e tjera

Ato mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha.

Infeksioni hiqet gradualisht pas 14 apo 21 ditësh./rel