Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në një konferencë të mbajtur në Gjenevë, të dielën, ai ka thënë se lia e majmunëve është raportuar në 15 shtete jashtë Afrikës, që rëndon dukshëm situatën.
Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Izrael.
Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë vazhdon të jetë i ulët.
Lia e majmunëve, virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare.
Edhe
OBSH-ja e konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një emergjencë globale
Sipas autoriteteve shëndetësore në Britani të Madhe, shumicës të të infektuarve u duhen disa javë për t’u shëruar.
Belgjika është bërë shteti i parë që ka bërë të ditur karantinë prej tri javësh për personat e infektuar.
“Ne po përballemi me konvergjencë të frikshme të sëmundjeve, thatësisë, urisë, luftës, të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike, pabarazia dhe rivaliteti gjeopolitik”, ka thënë shefi i OBSH-së.
Me çfarë simptoma përcillet sëmundja?
Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë, kokëdhimbje, dhimbje të shpinës dhe muskujve.
Ndërkohë mund të dalin puçrra në fytyrë dhe trup.
Edhe
OBSH: Lia e majmunëve transmetohet më ngadalë se viruset e tjera
Ato mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha.
Infeksioni hiqet gradualisht pas 14 apo 21 ditësh./rel