Botë

Jeremiq do që Vuçiq të japë dorëheqje

Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka kërkuar sot nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuiçiq, që të paraqesë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi garon për president të Serbisë.

Jeremiq, po ashtu, ka kërkuar që Vuçiq ta zhbllokojë Parlamentin e Serbisë.

Më tutje, Vuk Jeremiq ka kërkuar nga Vuçiqi, që të mundësojë mbajtje të lira të zgjedhjeve presidenciale dhe ka paralajmëruar se së bashku me ata që e mbështesin, nëse zgjedhjet nuk janë të lira, do të ndërmarrë hapa në mbrojtje të rendit kushtetues.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill.