Lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë, ka deklaruar së fundmi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton BBC të shtunën.
Duke folur në televizionin ukrainas, ai sugjeroi se vendi i tij mund të ishte fitimtar në fushën e betejës - por se gjërat do të ndaleshin përfundimisht "në tryezën e bisedimeve".
“Konflikti do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por do të përfundojë përfundimisht vetëm përmes diplomacisë", tha Zelensky.
Por ai tregoi se kjo nuk do të ishte e lehtë pasi asnjëra palë nuk dëshiron të heq dorë nga asgjë.
Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet ishin në pritje.
Ndërkaq, një ditë më vonë, të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi autoritetet e Kievit se nuk duan të vazhdojnë bisedimet për t'i dhënë fund armiqësive.
Agjencitë ruse të lajmeve thonë se takimi i fundit ka ndodhur gati një muaj më parë, më 22 prill.