Botë

Dëbimi i beduinëve palestinezë nga tokat e tyre

Përballë një urdhri dëbimi në vitin 1999, palestinezët vendës ishin ende në gjendje të qëndronin në shtëpitë e tyre si rezultat i një vendimi të përkohshëm të Gjykatës së Lartë që i lejoi ata të vazhdonin të jetonin atje derisa të merrej një vendim përfundimtar

Jashtë qytetit të Hebronit, tashmë një shembull i cenimit të vendbanimeve izraelite në territorin palestinez, gjendet ajo që duket të jetë një grupim i thjeshtë i shtëpive të beduinëve palestinezë.

 

Familjet vendëse po luftojnë për të ndaluar atë që mund të jetë një nga zhvendosjet më të mëdha të palestinezëve nga Izraeli në dekadat e fundit. Më 4 maj, Gjykata e Lartë izraelite hodhi poshtë një peticion nga familjet e Masafer Yatta për të parandaluar dëbimin e 1,300 palestinezëve që jetojnë në 12 komunitete në zonë.

Jashtë qytetit të Hebronit, tashmë një shembull i cenimit të vendbanimeve izraelite në territorin palestinez, gjendet ajo që duket të jetë një grupim i thjeshtë i shtëpive të beduinëve palestinezë.

Por këtu, në Masafer Yatta, familjet vendase po luftojnë për të ndaluar atë që mundë të jetë një nga zhvendosjet më të mëdha të palestinezëve në dekada, ndërsa forcat izraelite përpiqen t'i dëbojnë ata me forcë.