Botë

Babai i kryeministrit britanik merr shtetësinë franceze për të qenë në BE

 

Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson, Stanley, ka thënë se është bërë shtetas francez, duke i thënë një portali të lajmeve në Belgjikë se donte të mbante lidhje me Bashkimin Evropian pas Brexit, shkruan BBC të premten.

Stanley Johnson, nëna e të cilit ishte franceze, i tha BFMTV-së se marrja e shtetësisë ishte diçka e çmuar dhe e lejoi atë të kërkonte një pjesë të identitetit të vet.