Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vjetët e fundit mes krizës të kostos së jetesës me të cilën përballet Britania e Madhe, shkruan Sky News të mërkurën.
Norma u rrit me 9% në prill, më e larta që nga viti 1982 në këtë vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dhënat e publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) treguan rritje të gjerë të çmimeve për mallrat dhe shërbimet e përditshme gjatë prillit - e udhëhequr nga rritja e 54% e çmimit të energjisë.
Indeksi kryesor i çmimeve të konsumit (CPI) kishte qëndruar në 7% në mars.
Inflacioni u shkaktua kryesisht nga lehtësimi i masave anti-COVID, pasi kërkesa tejkaloi ofertën në të gjithë ekonominë globale.