Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I rrethuar me 50 kg kokainë, gjendet trupi i një zhytësi në Australi

Policia australiane ka nisur hetimet pasi trupi i një zhytësi është gjetur afër pakove të kokainës në vlerë rreth 14 milionë dollarë, raportoi BBC të martën.

Burri i veshur me veshjen e zhytjes u gjet i vdekur në New South Wales dhe u identifikua si shtetas i huaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pakot me rreth 50 kg kokainë u zbuluan pranë trupit të tij.

“Po përpiqemi të zbulojmë nëse dy incidentet kanë lidhje mes vete. Ato mund të jenë por jemi mendjehapur ndaj opsioneve para nesh”, ka thënë hetuesi i policisë së New South Wales, Robert Critchlow.

Dy anije të vogla u gjetën afër skenës së krimit. Policia tha se më shumë persona janë të përfshirë, duke nënkuptuar se zhytësi dukej se ishte lënë të vdiste.