Në sulmet ruse me raketa në qytetin port Odesa të hënën mbrëma ka vdekur së paku një person dhe janë lënduar pesë të tjerë, bën të ditur BBC.
Në videot e publikuara online nga Ushtria e Ukrainës, zjarrfikësit shihen duke gërmuar nëpër rrënoja të një qendre tregtare të shembur.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar për një të vdekur e pesë të lënduar. Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:30 të hënën, në ditën kur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte në qytet.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte bërë thirrje pas takimit me Michelin që të zhbllokohen portet e Ukrainës në mënyrë që të eksportohet gruri e të mos ketë krizë botërore të ushqimit.