Njerëzit notojnë nëpër rrugët e përmbytura të Stambollit

18 July 2017 14:35

Njerëzit është dashur të notojnë për të shpëtuar në rrugët e përmbytura të Stambollit të martën pasi shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë sollën kaos në qytetin më të madh të Turqisë dhe shkaktuan pezullim të trafikut përmes Ngushticës së Bosforit për disa orë.

Shumë rrugë, ura, tunele e stacione metrosh u vërshuan dhe veturat i mori vala e ujit që erdhi pas dy orë shkarkime rrufesh në mbarë qytetin.

Pamjet televizive shfaqnin pamje të njerëzve duke notuar nëpër rrugë dhe duke u shpëtuar me varka nga rrugët dhe shtëpitë e përmbytura.

Reshjet e shumta të shiut dhe dukshmëria e dobët bëri që trafiku përmes Ngushticës së Bosforit, që është një shteg i rëndësishëm ndërkombëtar tregtar për vaj e drithëra, të pezullohet për disa orë me radhë.

“Kjo që po e përjetojmë është fatkeqësi natyrore”, ka thënë ministri i Transportit, Ahmet Arslan për CNN Turk.

Kryeministri turk Binali Yildirim tha se nuk ka të dhëna për viktima.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme