Botë

22 të vdekur pasi një cisternë gazi shpërthen afër një hoteli në Havana

22 të vdekur pasi një cisternë gazi shpërthen afër një hoteli në Havana

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë shtruar në spital pasi një shpërthim masiv tronditi një nga hotelet më ekskluzive me pesë yje të Kubës.

Besohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër u ndez, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës, raporton BBC të shtunën.

Hoteli historik u rihap pas pandemisë mirëpo tani është shndërruar në një gërmadhë, me pjesën më të madhe të murit të saj të jashtëm shkatërruar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Presidenca Kubane tha se të vdekurit përfshinin një grua shtatzënë dhe një fëmijë, ndërkaq të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta.

Yazira de la Caridad, e cila jeton një bllok larg hotelit, tha për CBS News se "mendonte se shpërthimi ishte një tërmet".

Dëshmitarët thanë se panë shtëllunga tymi të zi dhe re pluhuri që dilnin në qiell pas shpërthimit.