Dy shpërthime janë dëgjuar në qytetin rus të Belgorodit, thanë dy dëshmitarë për Reuters të enjten.
Shpërthimet u dëgjuan në pjesën jugore të qytetit, por nuk dihet ende se çfarë i shkaktoi dhe nëse ka viktima e dëme.
Kremlini ka raportuar ditët e fundit, për ato që thotë se janë një seri sulmesh nga forcat ukrainase në Belgorod dhe rajone të tjera jugore që kufizohen me Ukrainën.
Të mërkurën është dëgjuar një shpërthim në fshatin Staraya Nelidovka në Belgorod dhe një në një depo municioni në këtë rajon që mori flakë.
Në fillim të këtij muaji, guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendoi se një depo karburanti u godit nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës, pasi ata kaluan kufirin me Rusinë në lartësi të ulët.
Të enjten, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, akuzoi Perëndimin se po i bën thirrje hapur Kievit ta sulmojë Rusinë dhe e paralajmëroi atë që të "mos testojë durimin rus”.