Botë

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia ka kthyer 76 ukrainas në shkëmbim të disa të të burgosurve të luftës, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo ka njoftuar se Rusia ka kthyer 60 ushtarë, duke përfshirë 10 oficerë ukrainas dhe 16 civilë, raportoi të martën Reuters.

Ajo ka shtuar se është hera e pestë që vendet kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës.

Shkëmbimi i parë i ushtarëve midis dy vendeve ka ndodhur më 25 mars, një muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Në këtë shkëmbim të parë, janë lëshuar 10 ushtarakë ukrainas dhe 10 rusë. Përveç tyre edhe 11 civilë rusë u lëshuan në këmbim të 19 anëtarëve të ekuipazhit të anijes civile ukrainase të mbajtur nga forcat ruse.