Botë

Polonia e gatshme t’i trajtojë deri në 10 mijë ushtarë ukrainas

Polonia e gatshme t’i trajtojë deri në 10 mijë ushtarë ukrainas

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka deklaruar të martën se shteti i tij mund t’i trajtojë deri në 10.000 ushtarë ukrainas në spitalet e vendit, nëse është e nevojshme.

Morawiecki ka thënë të martën se tashmë dhjetëra ukrainas janë duke u trajtuar nëpër spitalet polake, raportoi BBC-ja.

Kryeministri polak ka marrë të martën në hapjen e “qytetit të parë kontejner” në Lviv, në perëndim të Ukrainës, për refugjatët nga lindja e këtij vendi, ku po zhvillohen luftimet më të mëdha.

Qyteti mund të akomodojë ndërmjet 300 e 500 gra dhe fëmijë të cilët kanë ikur nga luftimet në lindje të Ukrainës.