Botë

Këshilltari i Zelenskyt: Me armatim të rëndë mund të fitojmë në Lindje

Foto: AP
 

Këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovkva, ka thënë se Ukraina mund ta përballojë ofensivën ruse në Lindje nëse do ta marrë armatimin e duhur.

Zhovkva ka thënë se Rusia ka nisur bombardimet e rënda të hënën në atë pjesë dhe se trupat ruse e kanë nisur ofensivën ashtu siç e kanë planifikuar, raportoi BBC-ja të martën.