Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë mjete të blinduara kundërajrore në Ukrainë, për të ndihmuar forcat e Kievit në mes të tensioneve të shtuara në lindje të vendit.
Automjetet Stormer janë të afta të lëshojnë raketa anti-ajrore Starstreak, të cilat mund të përdoren për të shënjestruar aeroplanë dhe helikopterë, raportoi Sky News të martën.
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, pritet të bisedojë me aleatët, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, të martën për të diskutuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën, pasi Rusia rriti përpjekjet për të pushtuar rajonin e Donbasit.
Sekretari i Irlandës së Veriut, Brandon Lewis, tha se do të dërgojë armë të tjera mbrojtëse në Ukrainë.
"Ne po shohim një shtytje të mëtejshme, me sa duket, nga regjimi i Putinit, kështu që ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur Ukrainën”, ka thënë ai për BBC.
-
Britania do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë
-
Ukraina sulmon Rusinë për herë të parë me raketat britanike “Storm Shadow”
-
“Hija e stuhisë”, arma që mund ta përmbysë luftën në Ukrainë
-
Britania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të veprimit
-
Britania do t’i çojë në Ukrainë tanket si ato që u përdorën në Kosovë