Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë ukrainas po kthehen se që po ikin nga vendlindja

Më shumë ukrainas po kthehen se që po ikin nga vendlindja

Rreth 2.83 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni, që kur ka nisur lufta më 24 shkurt, ka bërë të ditur të martën Roja Kufitare e Polonisë.

Mirëpo, numri i ukrainasve të cilët po e kalojnë kufirin Ukrainë-Poloni ka rënë ndjeshëm javëve të fundit, derisa numri i atyre që po kthehen në Ukrainë përmes këtij kufiri është rritur, raportoi BBC-ja të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave të fundjavës që shkoi, më shumë njerëz kanë hyrë në Ukrainë sesa që kanë dalë nga shteti.

Vetëm të hënën, 14,400 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia. Në total, 738,000 njerëz janë kthyer në Ukrainë nga Polonia që nga fillimi i luftës.

Ukrainasit kanë nisur të kthehen pasi forcat ruse janë tërhequr komplet nga veriu i vendit.

Hulumtuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk, vlerëson se rreth 1.3 milionë ukrainas vazhdojnë të qëndrojnë në Poloni.