Botë

Beteja për fabrikën e çelikut në Mariupol

fabrika, celik, rusia, ukraina, 18 prill

Forcat ruse kanë marrë gati gjithë qytetin e Mariupolit, por jo edhe një vend strategjik.

Trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrojnë fabrikën e madhe të çelikut Azovstal në Mariupol dhe sipas ekspertëve mund të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë me taktika guerile, duke përdorur bunkerët dhe tunelet e saj bërthamore, shkruan BBC-ja të dielën.

Justin Crump, anëtar i konsulencës së sigurisë “Sibylline”, tha se ukrainasit kanë fortifikuar vendin.

”Ata janë vërtet të përgatitur mirë për mbrojtje, pasi kishin më shumë se 50 ditë kohë për të fortifikuar vendin dhe për të ndërtuar rrugë shpëtimi”, tha ai.

Crump vlerëson se rreth 800 luftëtarë po e mbrojnë fabrikën, të udhëhequr nga Batalioni i ekstremit të djathtë Azov, një grup i cilësuar nga Rusia si “neo-nazistë”.

“Ushtarët atje nuk duan të kapen, nuk mendoj se do të dorëzohen. Dhe Rusia nuk dëshiron të hyjë dhe ta pastrojë atë metër për metër, nën tokë, kjo është e tmerrshme”, tha ai.

Ukraina ka arritur të rifurnizojë forcat e saj të rrethuara në Mariupol në misione shumë të rrezikshme gjatë natës, shtoi ai.

“Fabrika e çelikut është një vend kryesor industrial dhe, nëse Rusia e merr kontrollin e saj, ndoshta kinezët do t’i rikthejnë ato në funksion, pasi ata e duan çelikun”, tha Crump. Por do të duhen vite për të rindërtuar Mariupolin e shkatërruar”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në adresimin e fundit mohoi se Mariupoli kontrollohet tërësisht nga Rusia dhe se ushtarët e saj janë dorëzuar.

Të dielën, Moska zyrtare kërcënoi se nëse trupat ukrainase nuk dorëzohen, atëherë Rusia do të përdor bomba me hidrogjen në këtë fabrikë, diçka e ndaluar me konventa ndërkombëtare. /abcnews