Po raportohet për konflikte mbi statusin e një prej objekteve kryesore industriale të Ukrainës – fabrika Azov e çelikut në Mariupol, raporton CNN të shtunën.
Të premten vonë, një këshilltar qeveritar tha se fabrika ishte në duart e rusëve pas luftimeve të vazhdueshme me trupat ukrainase për ta marrë kontrollin e zonës buzës detit.
Por të shtunën, batalioni i Azovit, i cili ka prani të madhe në Mariupol, ka thënë se fabrika mbetet në duart e tyre.
“Armiku nuk ka arritur kaq larg në qytet. Marina ukrainase, bashkë me batalionin Azov dhe policinë, vazhdojnë ta mbrojnë qytetin dhe civilët e tij”, ka thënë pjesëtari i batalioni, Vladislav Sobolievskyi.
“Sot fabrika e çelikut Azov është nën kontrollin tonë. Sulmet ajrore goditën tërë qytetin, përfshirë fabrikën, por armiku nuk ka shtrirë duart në fabrikën tonë”.
Fabrika gjigande e çelikut shtrihet në qendër të Mariupolit. Humbja e kontrollit të fabrikës te forcat ruse do të ishte një pengesë e madhe për përpjekjet e ukrainasve që ta mbajnë qytetin.