Botë

Rusia ua ndalon hyrjen Johnsonit dhe disa zyrtarëve të lartë britanikë

Rusia ia ndalon hyrjen Johnsonit dhe disa zyrtarëve të lartë britanikë, zelensky, johnson

Rusia ua ka ndaluar hyrjen kryeministrit britanik Boris Johnson dhe ministrave të tjerë të lartë në Rusi për shkak të qëndrimit "armiqësor" të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë, ka raportuar BBC të shtunën.

Ministria e Jashtme e Rusisë ndaloi ndër të tjerë, sekretaren e jashtme Liz Truss, sekretarin e mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike.

Masa u mor "duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë", thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Rusia paralajmëroi se do ta zgjerojë listën.