Opozita dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë kritikuar Qeverinë britanike që arriti marrëveshje me Ruandën për kthimin e disa azilkërkuesve në shtetin afrikan. Qeveria britanike kishte planifikuar që burrat beqarë, të cilët arrijnë në Britani duke kaluar Kanalin Anglez me anije të vogla, të ktheheshin në Ruandë gjatë procesit të azilkërkimit. Opozita britanike dhe organizatat joqeveritare kanë thënë se ligji i njëjtë që aplikohet në Australi nuk ka parandaluar azilin dhe qasja e tillë përveç shkeljes së të drejtave të azilkërkuesve, u jep mundësi politikanëve populistë që të marrin pushtetin.
Laburistët opozitarë në Britani kanë thënë se vendimi i Qeverisë nuk ishte që të parandalonte krizën e azilkërkuesve, por të parandalonte fundosjen e qeverisë. Kryeministri britanik, Boris Johnson, është gjobitur për pjesëmarrjen në një tubim më 19 qershor të vitit të kaluar, në periudhën kur Britania ishte në izolim total. Për shkak të këtij skandali, Johnsonit i është kërkuar dorëheqja. Ndërkaq, drejt Britanisë është nisur një valë e madhe azilkërkuesish.
Më shumë se 28 mijë njerëz kanë hyrë në Britani me anije të vogla gjatë vitit 2021, ndërkaq para dy vjetësh numri i tyre ishte 8 mijë e 500.