Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, ka bërë të ditur të martën se 186 fëmijë janë vrarë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ruse, që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.
Sipas Prokurorit, 344 fëmijë të tjerë janë plagosur nga luftimet, raportoi Sky News.
Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se më shumë se 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë si pasojë e luftës.
Nga kjo shifër, 3.5 milionë ukrainas e kanë lëshuar tërësisht Ukrainën, derisa pjesa tjetër është zhvendosur përbrenda shtetit.