Anija e shpëtimit “Alan Kurdi” është ankoruar në Sicili me 32 libianë në bord, përfshirë 12 fëmijë, të cilët janë shpëtuar në Detin Mesdhe.
Anija arriti në portin e Sicilisë pasi Malta nuk pranoi hyrjen e refugjatëve. Organizatat joqeveritare u kanë dalë në ndihmë mjekësore të ardhurve nga Libia, ka njoftuar agjencia e Kombeve të Bashkuara, transmeton KTV.
Malta po refuzon refugjatët pasi nuk ka marrë garanci nga shtetet evropiane se do t’i pranojnë refugjatët.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Italia gjatë vitit 2019, por ka ndryshuar qëndrim kur nga qeveria dolën djathtistët ekstrem të Matteo Salvinit.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje