Botë

Aeroporti i Costa Ricës rihapet pas ndarjes në dysh të një avioni

Aeroporti i Costa Ricës rihapet pas ndarjes në dysh të një avioni

Aeroporti Ndërkombëtar "Juan Santamaria" i Costa Ricës u rihap të enjten disa orë pasi një aeroplan mallrash Boeing 757-200 bëri një ulje emergjente dhe rrëshqiti nga pista, duke u ndarë në dysh, kanë thënë autoritetet e aviacionit, raporton të premten CNN.

Operatori i aeroportit, "Aeris" ka thënë se aeroporti, në periferi të kryeqytetit San Jose, u rihap në orën 15:30, me kohën lokale, disa orë më herët se sa pritej, pas incidentit të orës 10:00.

Rreth 8,500 pasagjerë dhe 57 fluturime komerciale dhe mallrash u prekën nga mbyllja, ka bërë të ditur Aeris.

DHL, pjesë e Deutsche Post AG, ka thënë se ekuipazhi nuk ishte lënduar derisa një anëtar po i nënshtrohej një kontrolli mjekësor si masë paraprake.

Imazhet nga gazeta e Kosta Rikës “La Nacion” treguan aeroplanin me bishtin e shkëputur dhe një krah të thyer.

Avioni ishte nisur për në Guatemalë kur me sa duket kishte një dështim në sistemin hidraulik, ka bërë të ditur Luis Miranda Munoz, zëvendësdrejtor i autoritetit të aviacionit civil të Kosta Rikës. Sipas tij, kjo e shtyu pilotin të kërkonte një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes.