Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të martën bëri thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ai dha edhe dy opsione të tjera në rast se kjo nuk ndodh, të reformohet ose të shpërbëhet krejtësisht Këshilli.
Por sipas Mark Stone të “Sky”, përjashtimi i Rusisë nga KS i OKB-së nuk është i mundur me strukturën ekzistuese.
“Është ligjërisht e pamundur që Rusia të përjashtohet, sepse me formimin e Kombeve të Bashkuara, Rusia ka vend të përhershëm. Për këtë arsye, Rusia duhet të votojë për ta përjashtuar veten, diçka që është e pamundur të ndodhë”, ka thënë Stone.
Fjalimi i plotë i Zelenskyt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.