Forcat ruse po i mbajnë peng 11 kryebashkiakë ukrainas, ndërsa po ashtu kanë vrarë një në paraburgim, ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk të dielën, raporton CNN.
Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Vereshchuk ka thënë se 11 kryetarë komunash nga rajonet nga Kievi, Khersoni, Mykolaivi e Donetzku po mbahen peng nga forcat ruse.
Ajo ka thënë se Ukraina do të informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera për këtë.
Vereshchuk ka thënë se Qeveria e Ukrainës ka mësuar të shtunën se Olga Sukhenko, kryetarja e Motyzhynit, një fshat nga rajoni i Kievit, është vrarë nga forcat ruse ndërsa ishte paraburgosur.
“Është krim lufte, ata përgjegjës do të ndëshkohen bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Vereshchuk.
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
20 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
-
Rusia e akuzon Ukrainën se po e shtyn shkëmbimin e madh të të burgosurve
-
Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutim të të burgosurve të luftës
-
Rusia e pranon se Ukraina ia vrau dy komandantë të lartë