Botë

Forcat ruse po i mbajnë peng 11 kryebashkiakë ukrainas dhe e kanë vrarë një në paraburgim

Forcat ruse po i mbajnë peng 11 kryebashkiakë ukrainas, ndërsa po ashtu kanë vrarë një në paraburgim, ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk të dielën, raporton CNN.

Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Vereshchuk ka thënë se 11 kryetarë komunash nga rajonet nga Kievi, Khersoni, Mykolaivi e Donetzku po mbahen peng nga forcat ruse.

Ajo ka thënë se Ukraina do të informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera për këtë.

Vereshchuk ka thënë se Qeveria e Ukrainës ka mësuar të shtunën se Olga Sukhenko, kryetarja e Motyzhynit, një fshat nga rajoni i Kievit, është vrarë nga forcat ruse ndërsa ishte paraburgosur.

“Është krim lufte, ata përgjegjës do të ndëshkohen bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Vereshchuk.