Botë

Rusët tërhiqen, por lënë prapa minat

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë raportuar për fakte të shumta se Rusia është duke tërhequr ushtrinë përreth Kievit dhe duke forcuar atë për një sulm të madh në lindje të Ukrainës.
 

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka njoftuar të shtunën se 10 autobusë bosh u nisën për në Berdyansk, qytet 84 kilometra në perëndim të Mariupolit, për të marrë njerëzit që mund të arrijnë atje vetë. Rreth 2,000 ikën nga Mariupoli të premten, disa me autobusë dhe disa me automjetet e tyre, kanë thënë zyrtarët e qytetit.

Teksa forcat ruse janë tërhequr nga rajoni i Kievit, ushtarët kanë krijuar gjendje të rëndë për civilët pasi kanë lënë mina përreth shtëpive, pajisjeve të braktisura, “madje edhe në trupat e të vdekurve”, ka tërhequr vërejtjen presidenti Volodymyr Zelenskyy të shtunën.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë raportuar për fakte të shumta se Rusia është duke tërhequr ushtrinë përreth Kievit dhe duke forcuar atë për një sulm të madh në lindje të Ukrainës. Ushtarët ukrainas kanë rimarrë kontrollin e disa pjesëve të kryeqytetit, duke detyruar tërheqjen e ushtrisë ruse.