SHBA ende s’ka prova se Baghdati ka vdekur

SHBA ende s’ka prova se Baghdati ka vdekur

15 July 2017 10:26

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vërtetojnë se lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur.

Gjatë javës, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ka “informacion të konfirmuar” se Baghdadi është vrarë.

Edhe ushtria ruse ka deklaruar gjatë muajit të kaluar se është në kërkim të verifikimit, se ka vrarë Baghdadin gjatë një sulmi ajror në Siri, në muajin maj.

Mirëpo zyrtarët nga SHBA-ja dhe Iraku kanë qenë skeptikë.

“Nëse do të kishim të dhëna , do t'i kishim publikuar”. Unë nuk mund të konfirmojë ose mohoj një gjë të tillë”, ka thënë Matiss.

“Ne e konsiderojmë atë të gjallë, derisa të na dëshmohet e kundërta”, ka shtuar ai.

Mattis ka thënë se është duke u zbatuar armëpushimi në jugperëndim të Sirisë, marrëveshje e negociuar mes SHBA-së dhe Rusisë.

Për armëpushim është vendosur gjatë takimit të parë në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Hamburg të Gjermanisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme