Botë

Planifikohet të realizohet fluturimi më i gjatë në botë

Kompania e fluturimeve, Cathay Pacific, po synon ta realizojë fluturimin më të gjatë në botë, nga Hong-Kongu në drejtim të New-Yorkut.

Ky fluturim pritet të zgjasë 17 orë e 50 minuta, duke fluturuar mbi Atlantik dhe jo mbi Paqësor, me qëllim të evitimit të territorit rus, raporton “TheGuardian” të mërkurën.

Distanca mes dy vendeve në këtë fluturim është mbi 16 mijë kilometra.

“Ne gjithmonë jemi duke përdorur rruge emergjente për ngjarje ose skenarë të mundshëm brenda botës së aviacionit”, u tha nga kompania ajrore.

Pas pushtimit rus, shumë kompani ajrore në tërë globin kanë ndërprerë shërbimet për në Moskë ose kanë shmangur hapësirën ajrore ruse. Po ashtu, kompanive ruse të fluturimeve u është ndaluar hapësira ajrore nga vendet perëndimore.