Ka shkuar në 12 numri i personave të vdekur në sulmin rus të së martës në Mykolaiv të Ukrainës, kanë njoftuar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Përveç numrit të viktimave, edhe 33 persona janë regjistruar të lënduar nga ky sulm në zyrën e guvernatorit ushtarak të rajonit jugperëndimor të Ukrainës, raportoi CNN-i.
Ky numër i vdekjeve është rritur nga shifrat e raportuara gjatë ditës.
Guvernatori Vitali Kim ka njoftuar se sulmi rus ka shkatërruar gjysmën e ndërtesës.
"Rusët goditën ndërtesën e administratës rajonale, shkatërruan gjysmën e ndërtesës, përfshirë edhe zyrën time. Shumica e njerëzve kanë shpëtuar shëndosh e mirë”, ka thënë Kim.
Sipas Shërbimit të Emergjencave të Ukrainës, ndërtesa 9-katëshe është goditur rreth orës 8:45 të mëngjesit me orën lokale.