Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka refuzuar kërkesat e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për lejimin e transferimeve të armëve në Ukrainë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke thënë se kjo do të ishte “kundër interesave të Hungarisë”, shkruan BBC.
“Orban refuzoi kërkesat e Zelenskyt në Këshillin Evropian sepse ato janë në kundërshtim me interesat e Hungarisë. Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, kështu që nuk do të lejojë transferimin e armëve në Ukrainë”, ka thënë në një deklaratë të premten zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs.
Orban ka thënë se pakica etnike-hungareze në perëndim të Ukrainës do të kërcënohej nëse Hungaria dërgonte armë në Kiev. Hungaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev, ose ta lejojë atë të kalojë territorin e saj. Megjithatë, ka mirëpritur mbi gjysmë milioni refugjatë.
Orban, një nacionalist, ka kultivuar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin vitet e fundit.
-
Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
-
Orban: Ukraina vetëm mund të humbasë me “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Orbani i kërkon Zelenskyt armëpushim
-
Orban shkon për vizitë në Kiev
-
Orban kundër lejimit të përdorimit të armëve perëndimore për të goditur Rusinë