Rreth 900 refugjatë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus kanë hyrë në Brazil që nga 17 marsi, ka bërë të ditur të martën Policia Federale e Brazilit, raportoi CNN-i.
Nga ta, 28 persona kanë aplikuar deri më tani për të qëndruar në këtë shtet.
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv më 3 mars që lejon qytetarët ukrainas të qëndrojnë në Brazil deri në 90 ditë pa vizë, më pas duhet të pajisen me "vizën humanitare 180-ditore". Më pas, ukrainasit mund të aplikojnë për viza afatgjata braziliane.
Që nga fillimi i pushtimit, Bolsonaro ka shmangur dënimin ose sanksionimin e Rusisë.
Pavarësisht kësaj, Brazili votoi në favor të një rezolute që dënonte agresionin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 2 mars.