Botë

Instagrami e Facebooku shpallen “organizata ekstremiste” në Rusi

Descriptive Text

Një gjykatë ruse ka dhënë urdhër të hënën (21 mars) që rrjetet sociale perëndimore, Facebook dhe Instagram, të shpallen “organizata ekstremiste”, raportoi TheGuardian.

Në arsyetimin e Rusisë thuhet se këto dy kompani, pjesë e META-s, kanë kryer aktivitet ekstremist.

Nji iniciativë e tillë ka nisur më 11 mars, ku prokurorët rusë propozuan që Meta Platforms të shpallej organizatë ekstremiste. Rusia ditë më parë e ka bllokuar edhe përdorimin e Twitterit.