Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka insistuar në "tolerancën zero" për krimet seksuale dhe me bazë gjinore, si dhe krimet kundër fëmijëve në Ukrainë.
Në një udhëtim të rrallë në një zonë konflikti, Karim Khan ka thënë se kishte takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës dhe prokurorin e përgjithshëm gjatë një vizite të shkurtër përpara se të shkonte në Poloni. Ai gjithashtu zhvilloi bisedime virtuale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
ICC filloi një hetim zyrtar mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë pasi Rusia filloi pushtimin e saj, më 24 shkurt.
Khan tha se ICC-ja do t’i hetojë të gjitha anët e konfliktit.
“Ne duhet të insistojmë se ka zero tolerancë për çdo krim seksual, dhunë me bazë gjinore ose krim kundër fëmijëve dhe kjo do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme ndërsa lufta urbane intensifikohet”, ka thënë Khan.