Një protestuese kundër luftës në Ukrainë ka penguar transmetimin direkt në televizionin shtetëror rus Channel One, duke paraqitur një pano: “Jo luftë, ndalo luftën”.
Në një video që është shpërndarë nëpër Rusi, përfshirë edhe në rrjetin social Telegram, shihet një grua duke u paraqitur në prapavijë të prezantueses së lajmeve në Channel One e duke shfaqur panon.
“Mos besoni propagandën, këtu po ju gënjejnë, rusët janë kundër luftës”, vazhdonte mesazhi në pano.
Raportohet se protestuesja është redaktorja e Channel One, Marina Ovsyannikova. Sipas disa njoftimeve nëpër rrjete sociale, thuhet se ajo është arrestuar.
Në Rusi mijëra protestues janë arrestuar për protesta nëpër qytete ruse kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Marina Ovsyannikova, the brave editor of Russia Channel One. ✊#StandWithUkraine️#PutinIsaWarCriminal https://t.co/bPORGHghzo
— João Pedro Costa ?????????? (@Joao_P_Costa) March 14, 2022
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi
-
Në mbrojtje të ushtarëve: misioni i vështirë i Olha Reshetylovës
-
Britania ndalon një cisternë të flotës së fshehtë ruse në Kanalin Anglez